Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet poshtë Kryeministrisë, i shoqëruar nga eksponentët më të rëndësishëm demokratë dhe simpatizantët. Pa podium, në protestën e sotme vihet re që kryedemokrati dhe drejtuesit e tjerë të PD-së kanë hequr kollaren dhe duket se janë përgatitur për një marshim të gjatë.
Qytetarët e grumbulluar para Kryeministrisë mbajnë në duar flamujt kuqezi, ata amerikanë dhe të BE-së, ndërkohë që janë shmangur flamujt e PD-së me idene e protestes kombetare. Po ashtu protestuesit mbajnë në duar pankarta me foto të Edi Ramës, Belinda Ballukut, Engjëll Agaçit dhe Xhorxh Sorosit. Ata brohorasin “Rama ik!“, “Rama në burg“, apo “Poshtë komunizmi!”









