-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Lindjen e Mesme, Osmani: Falë Trumpit, ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video të presidentit amerikan, Donald Trump, ku njoftohet për fillimin e sulmit ndaj Iranit.

Osmani ka thënë se falë lidershipit të Donald Trump, ora e lirisë për popullin e Iranit ka ardhur.

Presidentja Osmani ka thënë se SHBA qëndron krah SHBA-së dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes dhe sigurisë e stabilitetit.

“Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit TrumpSi gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në mbrojtjen e lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Ne gjithashtu dënojmë fuqimisht sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një shans lirisë dhe paqes”, shkuran Osmani./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit