Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm përmes një postimi në facebook ka reagur, në lidhje me punën që po bëhet për ndërtimin e Korridorit VIII në aksin Elbasan-Qafë Thanë, duke u shprehur se po realizohet një punë e mrekullueshme dhe me standarte të BE.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES dhe me këtë vëzhgim të bërë dje në kantierin e aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), ku po bëhet një punë kolosale e shembullore e standardeve europiane, ndërkohë që 700 tenxheret politike mediatike e mbytën miletin me bombat artizanale mbi segmentin prej disa qindra metrash të rrugës së vjetër, të cilën e bllokoi rrëshqitja e tokës, pa asnjë lidhje, hiç, zero, me investimin e ri madhor, ju uroj fundjavë të qetë dhe larg tenxhereve të qametit artificial.
Related