Ish-deputeti demokrat për qarkun e Tiranës, aktualisht avokat Asllan Dogjani, përmes një postimi në facebook ka komentuar ndryshimet në qeveri, skandalet e qeverisë të cilët rrugët po shemben dita-ditës, duke bërë një thirrje se për të gjtha këto arsye qytetarët sot duhet të jenë të pranishëm në sesh.
Postimi i Dogjanit
Pas çdo largimi fshihet një skandal. Pas çdo “ristrukturimi” fshihet frika nga zemërimi qytetar. Sepse realiteti nuk mbulohet me konferenca shtypi.
Rrugët po shemben.
Të rinjtë po largohen.
Krimi po fuqizohet.
Ekonomia po rëndon mbi familjet.
Dhe përgjigjja e qeverisë është… ndërrim karrigesh.
Kjo nuk është qeverisje. Është përpjekje për të fituar kohë.
Por koha ka mbaruar.
Prandaj protesta e nesërme nuk është simbolike. Është domosdoshmëri.
Nuk protestojmë kundër një ministri. Protestojmë kundër një sistemi të kalbur.
Nuk protestojmë për show politik. Protestojmë për dinjitet.