Pas sulmit Izraelit ndaj Iranit, Minsitria e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje të gjthë shqitarëve që ndodhen në Izrael të kenë kujdes si dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë, duke u lënë edhe nr e kontaktit për çfraë llojë ndihme të nevojshme.
Siç është bërë me dije Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk është në Teheran dhe është zhvendosur në një vend të sigurt.
Sipas medias CNN, sulmi Izraelit ndaj Iranit është kryer në koordinim me SHBA.
Media të tjera iraniane raportuan se shpërthime u dëgjuan në Teheranin lindor dhe perëndimor, dhe se objektivi i sulmit ishte gjithashtu aeroporti Mehrabad.
Ndëkohë zyrtarët iranianë kanë thënë se përgjigjja do të jetë shkatërruese.
Njoftimi i Ministrisës Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv
Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat: +972549042813 +972544806601
Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.
MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje edhe shtetasve shqiptarë që jetojnë në Iran që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike në rajon.









