Një 38-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi administronte një dyqan ky shiste veshje me logo të markave të shtrenjta, të dyshuara si të falsifikuara, të cilët i lëshonte pa faturë shitjeje.
Sipas burimeve në pranga ka rënë 38 vjeçarja, banuese në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Policia bën me dije se ka sekuestruar nga dyqani, veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro.









