-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i Juglindjes, Rama: Vijon puna për hapjen e rrugës alternative

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për bllokimin e rrugës në Librazhd që ka futur në kolaps total Juglindjen e vendit. Pas akuzave për opozitën, kreu i qeverisë ka shpjeguar cfarë po ndodh.

“Dua të ndalem këtu edhe një herë për të adresuar një zhurmë të jashtëzakonshme bombash artizanale që shpërthyen në të tëra 700 tenxheret politike-mediatike të Shqipërisë, lidhur me një fatkeqësi natyrore ose siç quhet në kontratat e infrastrukturës, një ndërhyrje e një force madhore pra që s’ka të bëjë me njeriun, po me natyrën, në aksin e Korridorit të 8, në kantierin e Korridorit të 8, ku po ndërtohet një nga veprat më kuptimplota të Shqipërisë së viteve pas rënies së regjimit dhe kjo zhurmë, kjo çmenduri, e cila përcolli në mënyrë këmbëngulëse në veshët e shqiptarëve, mesazhin se ajo rrëshqitje prej disa qindra metrash në një aks shumë kilometërsh ishte pasojë e korrupsionit, nuk është asgjë tjetër, përveçse pjesë e  një zinxhiri të tërë histerie,  që i vjen rrotull këmbëve të Shqipërisë, pikërisht në kohën kur Shqipëria është duke kryer misionin më historik të saj për të mbërritur më në fund në majën ku meritojnë të jetojnë shqiptarët, aty ku është shtëpia e përbashkët e Bashkimit  Europian.

E pikërisht kur Shqipëria po e lufton korrupsionin më fort se asnjëherë dhe këto janë fakte, këtu flitet se korrupsioni është më i madh se asnjëherë. Po kaq e vërtetë është kjo, sa ç’është e vërtetë lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje. Zero, zero!

Aty ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja ka afektuar,  jo aksin e ri, asgjë që lidhet me kantierin dhe me të gjitha punimet që janë bërë me kantierin përgjatë segmentit të rrugës Elbasan-Qafë-Thanë, po rrugën e vjetër, në një vend ku terreni malor, formacionet argjilore dhe shpatet e paqendrueshme janë afektuar ndjeshëm, siç ka ndodhur në shumë vende, duke u nisur nga Greqia fqinje për shkak të reshjeve shumë intensive dhe këmbëngulëse të këtij dimri.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë menjëherë me masa adekuate emergjence.

Policia e Shtetit ka bërë të gjitha përpjekjet për të siguruar prani 24 orë në të gjitha ditët që kur ka ndodhur bllokimi, për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugëve alternative, nuk është ndalur asnjë minutë, po ashtu dhe puna për të stabilizuar gjeoteknikisht terrenin.

Paralelisht, ekipet inxhinierike janë në terren për të shkuar përtej riparimit sipërfaqësor që nuk është i mjaftueshëm sepse duhet garantuar stabilizimi i thelluar që t’i japi fund një herë e mirë problemit që është shfaqur aty dhe që ta bëjë këtë në mënyrë të qëndrueshme dhe prandaj, paralelisht me menaxhimin e situatës aktuale po përshpejtohet zhvillimi i kësaj infrastrukture të re strategjike.

Edhe një herë, është shembulli tipik, më i freskët i diferencës midis realitetit dhe të vërtetat e një Shqipërie që ngjitet dhe dëshpërimit të atyre që përfaqësojnë Shqipërinë, që ne gjetëm në humnerë dhe që nga humnera ku ndodhen, duan ta tërheqin këtë vend poshtë, po nuk kanë për t’ia dalë sepse kjo Shqipëri nuk ndalet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit