Jasir Asani, një nga lojtarët shqiptarë që luan në Iran, ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës në vend, duke siguruar të gjithë ndjekësit e tij se ai është mirë dhe shpreson që gjithçka të kthehet në normalitet.
Në një postim në rrjetet sociale, Asani shprehu dëshirën për paqe dhe stabilitet në Iran, duke theksuar se shpreson që çdo gjë të rikthehet në normalitet sa më shpejt.
Aktualisht, kampionati iranian është pezulluar për shkak të tensioneve, ndërkohë që Esteghlal, ekipi ku luan Asani, është një nga pretendentët për titullin kampion. Asani dhe Regi Lushkjan, dy lojtarët shqiptarë, u transferuan në Iran gjatë merkatos së verës.
/5pyetjet.al









