Ambasada e Francës në Tiranë ka reaguar pas sulmit mbrëmë nga protestuesit e Sali Berishës mbi vilën e Enverit, e cila me mbështetjen e Parisit është transformuar në muze për artistët e rinj.
“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez.
Berisha sulmoi vilën e Enverit, Rama presion gjykatës: Mos i lironi nga burgu!
Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme. E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi” shkruan ambasada.









