-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Largimi i Ilir Prodës, një fitore e qytetarëve dhe opozitës

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas largimit të Ilir Prodës nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit.

Ai theksoi se largimi i Prodës është një pasojë e presionit të vazhdueshëm të qytetarëve dhe protestave të opozitës, duke shtuar se ky veprim është një tregues i ndikimit të krimit në strukturat e shtetit dhe politizimit të sigurisë.

“Largimi i Ilir Prodës nuk është një lëvizje administrative. Është rezultat i drejtpërdrejtë i presionit qytetar, i protestave të opozitës dhe i denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike. Ky është një tregues i qartë se pushteti i lidhur me krimin nuk është i paprekshëm. Megjithatë, zëvendësimi i tij me Sokol Bizhgën nuk është një reformë, por një vazhdimësi. Ky emërim është një tentativë për të garantuar vijimësinë e një sistemi bashkëpunimi mes pushtetit politik dhe krimit.

Qeveria e Edi Ramës ka lejuar depërtimin e krimit të organizuar në strukturat e shtetit, duke politizuar sigurinë publike dhe duke komprometuar institucionet. Ky sistem ka pasur pasoja të rënda për qytetarët, duke përfshirë rritjen e pasigurisë dhe cenimin e sigurisë kombëtare. Largimi i Prodës është një pranim i heshtur i krizës që po kalon vendi, por zëvendësimi i një emri me një tjetër nuk është i mjaftueshëm. Problemi është sistemi që e prodhon dhe e mbron krimin.

Partia Demokratike do të vazhdojë të përdorë çdo mjet demokratik për të çliruar institucionet nga ndikimi kriminal dhe për të rikthyer besimin te shteti. Qytetarët kanë dëshmuar se rezistenca funksionon, dhe ky është vetëm fillimi. Beteja jonë është për një Shqipëri të sigurt, europiane dhe të ankoruar fort në aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët perëndimorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit