-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama e hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit, Bizhga kriminel, tradhtar!

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Sapo mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai u prit nga mbështetësit. Pasi doli komentoi ndryshimet në krye të policisë së shtetit dhe theksoi se protestat do të vazhdojnë.

“Sokol Bizhga është armik i egër, tradhtar i kolegut të tij që e dogjën të gjallë në makinë Gjergj Mehmetin. Ky meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, të paktën 30 vite dhe prandaj e vuri Rama tani sepse hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë kundër opozitës. Por opozita e ka të dënuar tani atë. Ndjej keqardhje per te huajt qe ishin aty ne vile se nuk ishin objektiv ata, nuk e dinim se ishin aty” tha ai.

Më pas u ndal tek gjyqtarja Irena Gjoka. “Ju e morët vesh se ILD njoftoi se do të hapë proces disiplinor për masë ndaj Irena Gjokës. Me gjithë dokumentet që ajo është një kriminele e dënuar në gjykata e Greqisë, KLGJ nuk guxon që të marrë vendim. Irena Gjoka është një gjykatëse delinkuente. Irena është këshilltarja e Gys Agasit. Lubia pa Ramën nuk vjen këtu (SPAK) ia ka bërë të qartë edhe Lindës së Surrelit se do u marr me lecka” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit