-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokimi i Juglindjes/ Deputetja e PD: Banorëve u është përmbysur normaliteti i jetës

Kryesoret

Deputetja demokrate për qarkun e Korçës, Ledina Aliolli, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, ka shprehur shqetësimin e situatës me të cilën po përballen qytetarët të cilët prej disa ditësh janë të izoluar si pasojë e shembjes së aksit rrugor Librazhd-Përrenjas.

“Në këto momente e gjithë juglindja e vendit është e bllokuar. Banorët janë të izoluar. Është izoluar arteria kryesore e jug-lindjes. Kjo ka krijuar probleme shumë të mëdha. Ka bllokuar Korçën nga pjesa tjetër e vendit. Një situatë e paprecedentë, që ka sjellë izolimin e plotë të disa bashkive. Kjo ka sjellë problematika të mëdha në ekonominë e banorëve të qarkut Korçë. Atyre u është përmbysur normaliteti i jetës. Kjo nuk ndodhi nga natyra. Ekspertët flasin për shkelje të rënda teksnike dhe standarde të cënuara. Bizneset lokale janë përballur me kosto të rritura, ndërsa sektori i turizmit me humbje të mëdha”, tha  Alolli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit