I ftuar në një lidhje drejtpërdrejtë nga Turqia, në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo, gazetari Sokol Brahaj, komentoi sërish mbi ecurinë e luftës në Lindjen e Mesme, si dhe periudhën se sa mund të zgjasë ajo.
“Luftën në Iran duhet ta shohim më gjërë, Izraeli luan si fëmija i llastur. Nëse Irani është një luan, do ta shohim nëse kemi një Lindje të mesme ndryshe. Izraeli ka një politikë-gjakëpirëse ashtu si Irani. Eleminimi i këtyre dy shteteve është i pamundur si dhe qenia e tyre varet nga njëra-tjetrën. Media zyrtaret të Tel Avivit thonë se të paktën 2 muaj do të shtyjë kjo luftë. Kështu që SHBA del fitimtare si eprore e kësaj lufte”, u shpreh Brahaj.









