Izraeli ka njoftuar se ka ekzekutuar Naim Qassem, liderin e ri të Hezbollahut, vetëm 10 minuta pas njoftimit të organizatës për futjen e saj në luftë në mbështetje të Iranit.
Sulmi ka ndodhur në Liban dhe ka pasuar paralajmërimin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), që kishin shënjestruar Qassem si pjesë të një operacioni ushtarak.
Ky zhvillim ka ndodhur pas tensioneve të vazhdueshme mes Hezbollahut dhe forcave izraelite, të cilat janë përfshirë në një situatë të ngritur lufte për ndikim në Lindjen e Mesme.
Ky sulm dhe ekzekutimi i liderit të Hezbollahut kanë shtuar më tej pasigurinë dhe tensionet në rajon.









