Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritu në Kuvend, ku do të zhvillojë një takim me kreun e LDK-së Lumir Abdixhikun. Ai theksoi se do të vazhdojnë përpjekjet për të përmbyllur me sukses zgjedhjet për president.
“Po i vazhdojmë përjepjekjet për të përmbyllur me sukses edhe sfiden e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK-së, gjithçka brenda fare pak ditësh do të mirret vesh”, tha ai.









