Kreu i PD Sali Berisha në foltoren e mbajtur përpara Kryeministrisë, ka vlerësuar qytetarët dhe mbështetësit demokratë që iu bashkuan protestës së opozitës më 28 shkurt, por edhe lidhur me marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.
“Ata ministra të rinj Rama nuk i ka takuar kurrë, vendi po hyn tani një një faze kritike. Rama deklaroi se lufta ndaj korrupsionit është e rrezikshme, miqtë u shokuan nga ato që dëgjuan për Shqipërinë, ndaj Edi Rama është një sfidë poshtëruese për shqiptarët. Ne duhet ta hedhim atë në koshin e plehrave”, u shpreh Berisha.
Ndër të tjera lideri demokrat shtoi se çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptarë duhet të bashkohet me ne, se Rama është miku i Vuçiçit dhe armiku ynë.









