-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas ndryshimeve në qeveri, PS mbledh nesër Kryesinë

Kryesoret

PS ditën e nesërme në orën 9:00 do të mbledhë Kryesinë, mbledhja vjen pas 7 ndryshimeve të fundit në qeveri të kryera nga Kryeministri, Edi Rama, javën e kaluar.

Mbledhja pritet të ketë kryesisht karakter organizativ. Po ashtu mësohet se në mbledhjen e nesërme pritet të caktohet edhe data për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.

Kujtojmë se me ndryshimet në qeveri pak ditë më parë, kryeministri Rama shkarkoi edhe Belinda Ballukun nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjitikës, duke e zëvemdësuar me Albana Koçiu.

Belinda Balluku është nën hetim për korrupsion dhe SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërkohë që Këshilli i Mandateve ende nuk ka marrë një vendim për imunitetin e saj.

Opozita ka kërkuar vazhdimisht heqjen e imunitetit të Ballukut, në mënyrë që ish-zv.kryeministrja të përballet si qytetare e thjeshtë me drejtësinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit