-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dibër/ Efektivi i Shqiponjave plagoset gjatë operacionit

Kryesoret

Një efektiv i forcave speciale “Shqiponja”, Gentjan Meda, ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të kërkuar në qytetin e Dibrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë ndërhyrjes në një banesë trekatëshe, ku forcat e policisë po mundoheshin të arrestonin autorin e dyshuar.

Meda, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi gjatë operacionit, por hetimet zyrtare nuk përjashtojnë as mundësinë e plagosjes nga arma e zjarrit. Burime nga vendngjarja raportojnë se janë dëgjuar krisma armësh, megjithatë, rrethanat e sakta mbeten për t’u sqaruar.

Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë, ai u transportua me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit