Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka komentuar mbi emërimet në institucionet e pavarura, duke thënë se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar dhe se nga demokraci parlamentare po shkon drejt shtetit njëpartiak.
Postimii Bardhit
SHQIPËRIA NË DREJTIMIN E GABUAR: NGA DEMOKRACI PARLAMENTARE DREJT SHTETIT NJËPARTIAK!
Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë.
Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak.
Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij!