Mediat e huaja kanë publikuar foto të raketës, e cila ra shumë pranë kufirit me Turqinë, konkretisht në Qamishli, qytet në Sirinë verilindore.
Kujtojmë se më herët Turqia tha se mbrojtja ajrore e NATO-s rrëzoi një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës së tyre ajrore.
“Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare deklaron se: “Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe e zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u neutralizua menjëherë nga mbrojtjet raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor”.
NATO në një reagim dënoi shënjestrimin e Turqisë nga Irani pasi një raketë hyri në hapësirën e saj ajrore, duke thënë se qëndron fort me të gjithë aleatët e saj.









