Qeveria spanjolle ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se do të ndërpresë të gjithë tregtinë me Spanjën pas refuzimit të këtij të fundit për të lejuar ushtrinë amerikane të përdorë bazat e saj për misione që lidhen me sulmet ndaj Iranit. Ministria e Jashtme e Spanjës theksoi se vendi është një “anëtar kyç i NATO-s” dhe një “fuqi eksportuese e Bashkimit Evropian”, duke shtuar se Spanja ka mbajtur marrëdhënie tregtare historike dhe reciprokisht të dobishme me 195 shtete, përfshirë SHBA-në.
Në një deklaratë të publikuar nga zyra e kryeministrit, qeveria theksoi se Spanja respekton angazhimet ndërkombëtare dhe se çdo rishikim i marrëdhënieve tregtare duhet të bëhet duke respektuar ligjshmërinë ndërkombëtare dhe marrëveshjet dypalëshe të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Nga ana e tij, Trump kritikoi ashpër qëndrimin e Spanjës, duke e akuzuar për “sjellje të keqe” dhe duke kërcënuar të ndërpresë të gjitha lidhjet ekonomike me Madridin. Ai theksoi gjithashtu se Spanja kishte refuzuar të rritej shpenzimet e mbrojtjes në përputhje me kërkesat e NATO-s.
Ndërkohë, kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, pritet të mbajë një konferencë për shtyp në orën 11:00 sot për të folur mbi situatën e krijuar në Lindjen e Mesme dhe pasojat për Spanjën dhe aleatët ndërkombëtarë.
/5pyetjet.al









