Ministri i Mbrojtjes i Israel, Israel Katz, ka bërë një deklaratë me peshë strategjike, duke zbuluar se operacioni ushtarak kundër Iranit nuk ishte parashikuar të zhvillohej në shkurt të këtij viti, siç ndodhi, por ishte planifikuar fillimisht për mesin e vitit 2026.
Në një reagim publik, Katz theksoi se përshpejtimi i operacionit erdhi si pasojë e zhvillimeve të fundit dhe rrethanave të krijuara në terren.
Operacioni u përshpejtua për shkak të zhvillimeve
Sipas tij, plani fillestar parashikonte realizimin e operacionit në mes të vitit, me të njëjtin objektiv strategjik që ishte vendosur që më herët.
“Operacioni aktual ishte planifikuar për mesin e vitit me të njëjtin qëllim të përcaktuar paraprakisht. Megjithatë, për shkak të zhvillimeve dhe rrethanave, veçanërisht ngjarjeve në Iran, qëndrimit të presidentit të SHBA-së dhe mundësisë për zhvillimin e një operacioni të kombinuar, lindi nevoja që ai të përshpejtohej dhe të realizohej në shkurt”, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes.









