Në orët e mëngjesit të sotëm, një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord” në Tiranë.
Autori i dyshuar ka kërcënuar punonjësin me armë dhe ka marrë një shumë parash, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Pas një operacioni të shpejtë të policisë, autori i grabitjes është identifikuar dhe arrestuar.
Sipas informacioneve të fundit, autori i dyshuar është 42-vjeçari, Luan Maçi. Ai u kap nga forcat e rendit vetëm pak momente pas ngjarjes.









