Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka paralajmëruar se Hungaria mund të bllokojë të gjitha vendimet e Bashkimit Evropian që janë të rëndësishme për Ukrainën si reagim ndaj bllokadës së furnizimeve me naftë nga Rusia, të cilat kalojnë përmes Ukrainës.
Kjo ka ndodhur pasi tubacioni i naftës Druzhba, që kalon nëpër Ukrainë, u ndërpre në janar, pas pretendimeve të Kievi-t se ishte dëmtuar nga sulmet ruse akuza që Moska i ka mohuar.
Sipas Orban, Ukraina ka shpikur pengesa për të bllokuar rifillimin e furnizimeve me naftë për vendet e varura nga energjia ruse, si Hungaria dhe Sllovakia, duke i akuzuar ata për motive politike.
Orban gjithashtu ka kritikuar Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke sugjeruar se ai ka synuar të ndalojë çdo rrjedhë të energjisë ruse që arrin në BE.
“Zelensky ka deklaruar hapur se do të parandalojë çdo furnizim me energji ruse, dhe struktura që mbështeten në këto furnizime mund të jenë objektiva për veprime sabotimi nga Ukraina,” tha Orban.
Për të mbrojtur infrastrukturën energjetike të vendit, forcat e armatosura hungareze janë vendosur në 75 lokacione strategjike në të gjithë Hungarinë.









