-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte seanca e dytë/ Çitaku: PDK-ja e ka kryer punën e vet për Presidentin e ri

Kryesoret

Sot është afati i fundit kur Kosova duhet t’i nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më tani është propozuar vetëm një kandidat, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvebdosje. Për t’u thirrur seanca, nevojitet edhe një kandidat i dytë.

Partitë e mëdha opozitare duket se nuk kanë votë për Konjufcën, pasi insistojnë në marrëveshje politike ose figurë konsensuale, por as nuk dalin me emrat e vet.

LVV-ja tha se nënshkrimet ia ka ofruar edhe presidentes aktuale, Vjosa Osmani, e cila synon një mandat të dytë, por ajo ka refuzuar. Presidenca tha se këto pretendime janë gënjeshtra.

Vlora Çitaku, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë para mediave se beson që partia të cilës i takon ajo, e ka bërë pjesën e vet të punës, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesave të kryeministrit Kurti për të diskutuar pozitën e presidentit.

“Jemi munduar të ofrojmë zgjidhje mirëpo çfarë është kërkuar nga ne është nënshtrim ndaj vullnetit politik të Kurtit. Ai ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe për atë arsye qeveris i vetëm, e udhëheq Kuvendin, mirëpo presidenti i republikës duhet të jetë një grua apo burrë që përfaqëson unitetin qytetar dhe mbi të gjitha i cili, apo e cila do të ishte gardiane e Kushtetutës së Kosovës”.

Kurti është takuar të paktën dy herë me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, mirëpo palët nuk kanë arritur pajtueshmëri. PDK-ja ka thënë se i ka ofruar Kurtit që ajo ta bëjë kandidimin për president, por Kurti nuk është pajtuar.

Megjithatë, PDK-ja nuk ka përmendur ndonjë kandidat për president në publik.

“Ne nuk mund ta propozojmë një emër vetëm sa për të marrë pjesë dhe sa për t’i ofruar dhe siguruar kourumin Albin Kurtit, ne kemi qenë të qartë. Ne kërkojmë që presidenti i ardhshëm të jetë produkt i një procesi politik, i dialogut dhe marrëveshjeve, dhe jo imponimeve”, ka thënë mes tjerash ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit