Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë e shoqëruar me tensione dhe debate të forta.
Opozita ka braktisur seancën pas një përplasjeje mes deputetëve të saj dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Konflikti ka shpërthyer gjatë fjalës së Ballës, i cili, duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj deputetes Albana Vokshi, duke i thënë: “për ty Albana kam numrin 0900.”
Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga ana e deputetëve të opozitës, disa prej të cilëve kanë kërkuar përjashtimin e Ballës nga seanca.
/5pyetjet.al









