-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Momenti i grabitjes tek qendra tregtare në Tiranë

Kryesoret

Ky është momenti kur një person, ende i paidentifikuar, ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Dyshohet që autori ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Grabitje brenda një qendre tregtare në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit