-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj shkon tek Osmani: Jemi në auto-pilot

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka konsideruar të drejtë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin.

“Ne tash veç jemi në auto-pilot, që i bie komandohemi nga Kushtetuta e vendit, nga afatet kushtetuese. Dekreti është rrjedhojë e këtyre afateve, është i drejtë dhe çdo aspekt tjetër i ecjes përpara duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës, afateve kushtetuese.

Ne e respektojmë dekretin, e respektojmë si të tillë. Presim edhe caktimin e datës së zgjedhjeve po ashtu bazuar në këto afate kushtetuese. Çdo datë në afate kushtetuese është e respektueshme”, ka deklaruar Haradinaj për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit