-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për deklaratën e Osmanit: Nuk e di nëse i referohet atij

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, e cila e cilësoi disa individë si “persona të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme”.

Kurti tha se nuk e di nëse kjo i referohet atij, pasi presidentja nuk ka përmendur emra konkretë.

Ai theksoi gjithashtu se ata deputetë që munguan në seancën e mbrëmshme kanë shkelur Kushtetutën, duke e quajtur të papranueshme mungesën e justifikimeve për këtë absencë.

“Nëse presidentja nuk ka përmendur emra, nuk e di se pse iu shkon mendja tek unë. Nëse flasim për njerëz të përveçëm, nuk e di nëse jam përmendur aty, nëse keni të drejtë, duhet ta kërkoni përgjigjen tek ata që e thanë. Krejt në fund mendoj se të papërgjegjshëm kanë qenë ata që munguan mbrëmë.”

Kurti gjithashtu theksoi se deputetët që munguan pa shpjegim gjatë seancës së mbrëmshme, kanë shkelur Kushtetutën.

“Ne ishim 66 në sallë që do të thotë 54 mungonin, këta 54 e kanë shkel kushtetutën, nuk kanë treguar se pse mungojnë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit