-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Për ty Albana kam numrin 0900’- Vokshi: Taulanti më ka lënduar

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pasi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përdori gjuhë ofenduese ndaj saj, duke u shprehur “për ty Albana kam numrin 0900”.

“Dhuna verbale dhe psikologjike nuk ka vend në Parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje nga kryetari i grupit tuaj parlamentar, sepse njerëz me veprime si të tij e turpërojnë Parlamentin, por jam ndjerë e lënduar për mënyrën se si kryetarja e Kuvendit e menaxhoi situatën.

Për mendimin tim, ajo e menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe u vu re mungesa e distancimit edhe nga gratë deputete socialiste për gjuhën seksiste që u përdor në foltore”, u shpreh Vokshi gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm.

“Kam bindjen se shënjestrimi ishte politik dhe jo i rastësishëm. Ishte një sulm i qëllimshëm për të goditur opozitën dhe gratë deputete të opozitës. Më kanë kërcënuar dhe shantazhuar mua dhe koleget e mia.

Më kanë dërguar në SPAK mua dhe familjen time. Së fundmi më përjashtuan për tre muaj duke më hequr të drejtën e përfaqësimit. Pse? Sepse kërkova heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ky është modeli i grave që ju u jepni qytetarëve”, deklaroi Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit