Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci deklaroi pas dështimit për zgjedhjen e Presidentit se tendenca e dy partive më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK është ta dërgojë vendin në zgjedhje.
“Qasja e tyre vetëm e dëshmon edhe një herë tendencën e këtyre partive që të pamundësojnë zgjedhjen e presidentit dhe të dërgojnë vendin në zgjedhje.
Ne i bëmë të gjitha përpjekjet tona, deputetët nuk ishin këtu përkundër obligimit. Nuk kishim asnjë njoftim nga ta, por me vetëdije nuk morën pjesë në votim për presidentin”, ka thënë ajo.
Ajo ka shprehur gatishmërinë e Vetëvendosjes që të japë nënshkrimet për kandidatë që mund të vijnë nga partitë opozitare.









