-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushati: Marrëdhëniet SHBA-Europa në periudhë të vështirë

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paralajmëruar për një ndryshim të rëndësishëm në balancat globale dhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës, duke e cilësuar këtë periudhë si një “divorc të butë”.

Gjatë një takimi në Shkodër, Bushati theksoi se Europa nuk është më prioriteti kryesor i SHBA dhe që tensionet mes fuqive të mëdha mund të përshkallëzohen, duke sjellë pasoja për sigurinë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu kritikoi kërkesën e Shqipërisë dhe Serbisë për anëtarësim në BE, duke theksuar se këto shtete nuk përputhen me standardet e Bashkimit Europian.

“Marrëdhëniet transatlantike po kalojnë një periudhë të vështirë, dhe Europa nuk është më prioriteti kryesor për SHBA, duke e cilësuar këtë një ‘divorc të butë’. Ndërkohë, tensionet mes fuqive të mëdha mund të përshkallëzohen dhe të sjellin pasoja të rënda për sigurinë ndërkombëtare. SHBA po shkon drejt shfaqjes së fuqisë, një hap që ka rreziqet e veta. Europa është larg vendeve si SHBA apo Kina, sa i përket teknologjisë dhe disa fushave të tjera, dhe kontinentit të vjetër do t’i duhet të përballet me pasojat më të mëdha të luftës në Iran, përfshirë edhe Shqipërinë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit