-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha: Mësuesit e diasporës ndërtojnë ura mes Shqipërisë dhe botës

Kryesoret

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka uruar mësuesit shqiptarë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar, sidomos ata të gjuhës shqipe në diasporë.

Në mesazhin e tij, Hoxha ka theksuar rëndësinë e mësuesve për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, ndërsa ka ndarë edhe një moment personal të lidhur me jetën e tij, duke përmendur nënën e tij, e cila ka qenë mësuese

“7 Marsi është Dita e Mësuesit, në Shqipëri, por edhe në diasporë. Në këtë ditë të shënuar për arsimin shqiptar, e cila na bashkon në mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit shqiptarë, dëshiroj të uroj e përgëzoj veçanërisht mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë, të cilët me përkushtim, pasion dhe energji, mbajnë gjallë, kultivojnë e transmetojnë gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar kudo ku janë. Puna juaj është një kontribut i çmuar për ruajtjen e lidhjes së brezave të rinj me gjuhën shqipe dhe me rrënjët e tyre.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit