Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori sot një mesazh urimi për detyrën e tij të re nga Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.
Në urimin e tij, Ministri Konjufca theksoi se “Kosova dhe Shqipëria, si popuj të një kombi, ndajnë një lidhje të qëndrueshme, të rrënjosur në historinë, gjuhën dhe sakrificat tona të përbashkëta”.
Postimi i plotë:
Shqipëria dhe Kosova ndajnë vëllazërinë e përkatësisë kombëtare, gjuhës, historisë dhe identitetit.
Kjo lidhje e fortë, e natyrshme dhe e pazëvendësueshme përbën një themel të qëndrueshëm për të shtrirë dhe thelluar më tej bashkëpunimin tonë në çdo fushë me interes të përbashkët.
Pres me kënaqësi të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht së bashku për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë të veçantë, për të kontribuar së bashku në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për të avancuar aspiratat tona të përbashkëta dhe projektin tonë #evropian.









