Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë për Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Ai ka ndarë një reflektim të pedagoges së Departamentit të Letërsisë, Belfjore Qose, mbi rolin dhe përkushtimin e mësimdhënësve në shoqëri.
“Në Ditën e Mësuesit, një mesazh i veçantë nga pedagogia e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Belfjore Qose.
Një reflektim i ndjerë për rolin e mësuesit, për përkushtimin dhe ndikimin e tyre në formimin e brezave të rinj, duke kujtuar se arsimi mbetet një nga forcat më të mëdha që formëson jetët dhe të ardhmen e shoqërisë.