Pirro Vengu ka dorëzuar stafetën e ministrit të Mbrojtjes tek Ermal Nufi, pas një periudhe shërbimi, duke e cilësuar këtë kalim si një hap të ri dhe një vazhdimësi të angazhimit për sigurinë kombëtare.
Në ceremoninë e zhvilluar, Vengu ka theksuar përkushtimin e tij ndaj këtij misioni dhe ka falënderuar ata që e mbështetën gjatë detyrës. Nën drejtimin e Nufit, Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e sigurisë për Shqipërinë.
Pirro Vengu: “Ta dini se kalimi im me kohë të plotë si deputet i Vlorës, nuk e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, përkundrazi, siguria e Shqipërisë sot mbrohet si në terren, ashtu edhe në tryeza të tjera diplomatike e politike, si me uniformë, ashtu edhe në aleanca të qëndrueshme. Në detyrën e re plot mirënjohje për mbështetjen nga kryeministri Rama, do ta mbaj gjithmonë me vete frymën e kësaj ministrie, qartësi në qëllim, disiplinë në veprim dhe besnikëri ndaj interesit kombëtar.”
Ermal Nufi: “Çdo dorëzim detyre është të dimë që institucionet forcohen mbi vazhdimësinë dhe respektin e atyre që kanë shërbyer para nesh. Strategjia ndërtohet çdo ditë nga njerëzit që punojnë, burrat e gratë që veshin uniformën, komandatët që marrin vendime të vështira. Sot dua të shpreh respektin tim më të thellë për çdo pjesëtarë të Forcave të Armatosura.”
/5pyetjet.al









