Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, ku janë përfshirë dy mjete.
Një automjet tip “Kia” i drejtuar nga 39-vjeçarja Nertila Abazaj dhe një tjetër automjet tip “Benz” me drejtues P.M.
Në momentin e hyrjes në autostradë, automjeti i saj është përplasur nga një furgon që po qarkullonte në këtë aks rrugor.
Si pasojë e goditjes së fortë, 39-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje ndërsa drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në fugon janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.









