-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja e grupit në Vlorë, SPAK gjurmon sistemin e lëvizjes së parave

Kryesoret

Grupi kriminal me bazë në Vlorë, i goditur nga Prokuroria e Posaçme, që thotë se zbardhi 2 vrasje dhe disa tentativa për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, përdorte sistemin Hawala për lëvizjen e parave të krijuara nga aktiviteti kriminal.

SPAK është duke gjurmuar këtë sistem, në bazë të të dhënave që dolën nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky Ecc.

Ky mekanizëm financiar, i konsideruar i sofistikuar nga hetuesit, është përdorur për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine.

Përmes tij, grupi bënte pagesa të shpejta për veprimtarinë kriminale, ku shuma e kërkuar paguhej në njërin shtet dhe tërhiqej në Shqipëri, ose anasjelltas.

Nga ana tjetër, SPAK është duke hetuar pasuritë e 8 personave të cilët ka marrë nën hetim dhe ka lëshuar masë sigurimi “Arrest në burg”, tre prej të cilave janë ekzekutuar.

Nga këto hetime, Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbardhur vrasjen e Gentian Qarrit dhe Bledar Bircajt, ndodhur në Vlorë në 2021, dhe përfshirjen e tyre në 4 tentativa trafiku të mbi 1 ton kokainë dhe afro 700 kg kanabis./ Klantv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit