-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta do të mbarojë”- Emiratet Arabe: Besimi tek Teherani kërkon kohë

Kryesoret

Faza më e rrezikshme e luftës me Iranin mund të përfundojë shpejt, edhe nëse konflikti vetë zgjat më gjatë, tha një zyrtar i Emirateve të Bashkuara Arabe, duke paralajmëruar se mund të duhen dekada për të rikthyer besimin midis Teheranit dhe vendeve arabe të cilat janë targetuar.

“Në fund të ditës, kjo luftë do të mbarojë, dhe vlerësimi im është se rreziku do të përfundojë më shpejt sesa më vonë. Por fundi zyrtar i luftës mund të marrë pak më shumë kohë,” tha zyrtari i Emirateve.

Ai shtoi se marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve arabe të Gjirit që janë targetuar do të normalizohen në fund, “sepse, në fund të ditës, jemi fqinjë. Por lufta ka krijuar një deficit të madh besimi që, sipas mendimit tim, do të zgjasë dekada.”

Zyrtari nënvizoi gjithashtu se çdo negociatë për një marrëveshje të re me Iranin duhet të marrë parasysh programin raketor të Teheranit. “Raketat t ani janë në qendër të vëmendjes, sepse nuk konsiderohen më thjesht si mjet vetëmbrojtjeje.”

Emiratet e Bashkuara Arabe, si një qendër rajonale biznesi dhe turizmi që mbështetet në masë të madhe tek punonjësit e huaj, janë ndër vendet më të goditura nga të paktën një duzinë vendesh që kanë raportuar se janë targetuar nga Irani.

“Çfarë pamë ishte diçka që nuk e prisnim. Koha tregoi se ishim të përgatitur, por sigurisht nuk e prisnim. Nuk e besonim se Irani do të rrezikonte vërtet marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e tij,” tha zyrtari.

Ai shtoi se Franca po ndihmon në patrullimin e hapësirës ajrore dhe në neutralizimin e raketave dhe dronëve, duke theksuar se vendi ka qenë i përgatitur për një situatë emergjence “që prej kohësh” dhe ka rezervat e nevojshme ushqimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit