Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Presidentin iranian Masoud Peskov përpara se të nisej për në Qipro të hënën për të “forcuar sigurinë” rreth vendit të BE-së dhe Mesdheut lindor.
“Theksova nevojën që Irani të ndalojë menjëherë sulmet e tij ndaj vendeve në rajon”, tha presidenti francez nëpërmjet X.
Irani duhet gjithashtu të garantojë lirinë e lundrimit duke i dhënë fund mbylljes de facto të Ngushticës së Hormuzit”, shtoi ai, ndërsa përsëriti qëndrimin e Francës se një zgjidhje diplomatike është e nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit.
Deri më tani nuk është dhënë asnjë sqarim në lidhje me bisedën e tij me presidentin amerikan./ Protothema









