-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta uron për 8 Marsin: Janë forca, frymëzimi dhe shtylla e çdo familjeje

Kryesoret

Ilir Meta, ish-presidenti i Shqipërisë, ka uruar gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, duke theksuar rëndësinë e tyre në shoqëri.

Në postimin e tij, ai e ka quajtur gratë forcë dhe shtyllë të çdo familjeje, duke u angazhuar për mundësi të barabarta dhe mbështetje të vazhdueshme për to.

Postimi i plotë:

Gëzuar 8 Marsin!

Sot është një ditë për të nderuar dhe falenderuar me mirënjohjen më të madhe të gjitha gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat, që me dashurinë, sakrificat dhe përkushtimin e tyre lartësojnë vlerat më të mira të familjes dhe shoqërisë sonë. Ato janë forca, frymëzimi dhe shtylla e çdo familjeje shqiptare.

Kjo ditë na kujton gjithashtu se duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku që çdo grua dhe vajzë të ketë mundësi të barabarta, të jetojë pa diskriminim e pa dhunë dhe të realizojë plotësisht potencialin e saj.

Fuqizimi social, ekonomik dhe politik i grave është një hap i rëndësishëm për një shoqëri më të drejtë, për familje më të forta dhe për një Shqipëri më të zhvilluar dhe europiane.

Gëzuar 8 Marsin në veçanti të gjitha grave dhe vajzave të Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe mirënjohje për sakrificat, qëndresën dhe kontributin e tyre të vyer në Partinë e Lirisë dhe punën e palodhur që bëjnë çdo ditë për të vënë në jetë 5 Prioritetet tona për 4 milion shqiptarë plus.

Mbështetja për vajzat dhe gratë është prioriteti i programit të Partisë së Lirisë, sepse ne jemi të vendosur për mbrojtjen dhe fuqizimin e familjes dhe vlerave të shoqërisë sonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit