Ndërsa Irani po afrohet në zgjedhjen e liderit të tij të ardhshëm, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të dielën se udhëheqësi i ri “nuk do të qëndrojë për shumë” nëse iranianët nuk marrin më parë miratimin e tij.
“Duhet të marrë miratimin tonë,” tha Trump për ABC News. “Nëse nuk e merr atë, nuk do të zgjasë shumë. Duam të sigurohemi që të mos duhet të kthehemi çdo 10 vjet, kur nuk do të ketë një president si unë.”
Ai shtoi: “Nuk dua që ta bëjmë këtë përsëri pas 5 vitesh, ose edhe më keq, t’i lejojmë të arrijnë armë bërthamore.”









