Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsi, deputetja e PD-së dhe përfaqësuesja e rrjetit të gruas pranë partisë demokratike, Albana Vokshi, përmes një postimi në faqen e saj facebook, u shpreh sot për rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë dhe nevojën për të sfiduar “sistemin e dhunës” që sipas saj ka ndërtuar kryeministri Edi Rama.
Postimi i Vokshit
Gratë shqiptare nuk janë numra votash dhe as fasadë politike.
Ato janë nëna që rrisin breza, profesioniste që mbajnë mbi supe familjen dhe shoqërinë, dhe zëra të fortë që nuk pranojnë padrejtësinë.
Kur një sistem përpiqet të heshtë gratë, të shantazhojë dhe të frikësojë zërin e tyre, përgjigjja duhet të jetë vetëm një: më shumë guxim, më shumë bashkim dhe më shumë vendosmëri.
Sepse figura e gruas lidhet me dinjitetin, me integritetin dhe me të vërtetën.