-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 37-vjeçari në Elbasan, i dënuar për trafik narkotikësh

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka realizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Operacioni, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit dhe Forcat Shqiponja, u realizua pas sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e tij.

Valmir Polisi, i cili ndodhej i fshehur në një zonë të thellë të fshatit Pishkash, tentoi të largohej kur vuri re praninë e forcave të rendit, por u kap dhe u arrestua falë veprimeve të shpejta të autoriteteve.

Polisi kishte një dënim të mëparshëm nga Gjykata e Posaçme, ku ishte dënuar me 9 vjet dhe 4 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai ka mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj dhe 18 ditë burgim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit