Turqia ka rritur nivelin e gatishmërisë për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se institucionet shtetërore janë mobilizuar dhe po ndjekin nga afër çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë e vendit.
“Që nga 28 shkurti jemi në gjendje alarmi në të gjitha nivelet. Kemi mobilizuar të gjitha institucionet e shtetit dhe po ndjekim zhvillimet minutë pas minute. Synimi ynë është ta mbajmë vendin tonë larg këtij konflikti dhe të mbrojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, u shpreh presidenti turk.









