-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca: Irani duhet ti dorëzojë popullit çelësat e së ardhmes së tyre

Kryesoret

Autoritetet iraniane duhet të “bien dakord për lëshime të mëdha dhe një ndryshim rrënjësor të qëndrimit”, theksoi sot ministri i jashtëm francez, një ditë pas njoftimit të zgjedhjes së një udhëheqësi të ri suprem në Republikën Islamike.

“Regjimi duhet të bie dakord për lëshime të mëdha dhe një ndryshim rrënjësor të qëndrimit, t’u japë fund veprimeve të tij të destabilizimit të rrezikshëm për rajonin dhe për ne, dhe t’u dorëzojë iranianëve çelësat e së ardhmes së tyre” , tha Jean-Noel Barrot për ‘France Inter’.

Mojtaba Khamenei, një klerik 56-vjeçar i konsideruar i afërt me qarqet konservatore iraniane kryesisht për shkak të lidhjeve të tij me Gardën Revolucionare , ushtrinë ideologjike të Republikës Islamike, u zgjodh dje, të dielën, për të qenë udhëheqësi suprem i Iranit nga Asambleja e Ekspertëve, e cila përbëhet nga 88 klerikë shiitë.

Ai pason të atin, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Jean-Noel Barrot gjithashtu i bëri thirrje Izraelit dhe lëvizjes libaneze shiite pro-iraniane Hezbollah të ndalojnë sulmet e tyre të ndërsjella midis Libanit dhe Izraelit.

I pyetur për mundësinë që operacionet izraelite në Libanin jugor mund të jenë joproporcionale, ministri francez nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje.

“Sa i përket operacioneve të Izraelit ( në Liban), të cilat i përgjigjen sulmeve të paprovokuara dhe të pajustifikuara nga Hezbollahu, ato shkaktojnë zhvendosje masive të popullsisë, dhjetëra vdekje, qindra dhe së shpejti mijëra të plagosur”, vuri në dukje ai.

“Të dy palët duhet të kthehen në situatën e mëparshme, përkatësisht në armëpushimin që siguruam, që Franca e siguroi në nëntor 2024”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit