-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-PS s’e lëshon Ballukun, Manja kundër SPAK-ut: Pretendime politike!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar të PS-së për të diskutuar kërkesën e SPAK-ut për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut. Ulsi Manja lexoi raportin e PS-së në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ndërsa ajo vetë nuk ishte e pranishme në mbledhje. Akuzoi se “Pretendimet se pengohet drejtësia nuk kanë bazë Kushtetuese por janë pretendime politike nuk kanë bazë ligjore” tha ai.

Më tej theksoi se “Kam arritur në këtë raport që do t’u prezantoj, në dakordësi të plotë me njëri-tjetrin. Sot që po e diskutojmë këtë raport  ka ndodhur një realitet i ri institucional, deputetja nuk ushtron më pushtet ekzekutiv si pasojë e ndryshimeve të qeverisë, për pasojë masa e sigurimit penal, e pezullimit nga detyra, nuk prodhon më pa asnjë pasojë juridike reale, por dhe narrativa mbi të cilën SPAK ka kërkuar kërkesën, si rrezik i prishjes së provave, apo arratisjes, mbetet hipotetike për sa kohë lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve ekzekutive që deputetja nuk i ushtron. Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje për gjykim publik” tha ai.

LIVE-PS mbron Ballukun: S’e japim autorizimin, nuk është më ministre

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit