-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Zyrtare/ PS: Nuk i japim leje SPAK-ut të arrestojë Ballukun

Kryesoret

“Nuk ka vend për dhënien e autorizimin për zëvendësimin e masës së sigurimit personal të ndalimit të daljes jashtë shtetit me arrest me burg apo në shtëpi. Ne rekomandojmë rrëzimin, mos dhënien e autorizimin për SPAK-un”. Kështu deklaroi Ulsi Manja para grupit socialist duke mbrojtur zyrtarisht Belinda Ballukun nga arrestimi.

Manja tha se “SPAK po heton lirisht dhe nuk po pengohet sa i takon ndjekjes penale”.

“Prokuroria e Posaçme po heton lirisht dhe nuk po pengohet sa i takon ndjekjes penale, por sa i takon kërkesës për zëvendësimin e masës, sigurisht kompetenca përfundimtare për dhënien ose jo të autorizimit i takon Kuvendit të Shqipërisë pasi merr raport rekomandues nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Lidhur me nevojën e rëndimit të masës së sigurimit, prokuroria thotë se janë shtuar disa episode të reja penale, shton automatikisht sanksionin e veprës. Nëse pranojmë se çdo zgjerim hetimi konsiderohet rrethanë e re që justifikon arrestin, atëherë i bie që çdo procedim penal do të përfundonte në paraburgim. Natyra e veprës penale mbetet e njëjta, nuk ka vepër penale të re”, u shpreh Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit