-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumbat në Shkodër/ Policia: Shoferi theu postbllokun, pasagjeri qëlloi

Kryesoret

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e bluve dhe të shtënat me armë nga një person në Shkodër. Sipas policisë, rreth orës 15:10 gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile” shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 persona, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Të shtëna me armë zjarri, rrethohet Shkodra

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar. Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit