-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Me Netanyahun do të vendosim për përfundimin e luftës ndaj Iranit

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se vendimi për kohën se kur do të përfundojë lufta me Iranin do të merret në mënyrë të përbashkët me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Në një intervistë të shkurtër telefonike për The Times of Israel, Trump theksoi se vendimi nuk do të jetë vetëm i tij, por rezultat i konsultimeve me udhëheqjen izraelite.

“Mendoj se është një vendim i përbashkët… deri diku. Kemi qenë duke biseduar. Unë do ta marr vendimin në momentin e duhur, por gjithçka do të merret në konsideratë,” u shpreh presidenti amerikan.

Trump gjithashtu pretendoi se Republika Islamike do të kishte shkatërruar Izraelin nëse ai dhe Netanyahu nuk do të kishin vepruar.

“Irani do të shkatërronte Izraelin dhe gjithçka përreth tij. Ne kemi punuar së bashku. Kemi shkatërruar një vend që donte të shkatërronte Izraelin,” tha ai.

I pyetur nëse Izraeli mund të vazhdojë luftën edhe pasi SHBA të vendosë të ndalojë sulmet e saj, Trump shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, por shtoi se nuk beson se një skenar i tillë do të jetë i nevojshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit